Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 41 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 41 nga 88 • Shqip


وَاذْكُرْ عَبْدَنَا أَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِيَ الشَّيْطَانُ بِنُصْبٍ وَعَذَابٍ 41
Përkthim:
Kujtoje robin Tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më preku djalli me mundim dhe vuajtje!” Sad 38:41
Tefsiri:

Kujto edhe robin tonë Ejubin! Ja, ai iu drejtua Zotit të vet me lutje dhe tha: “Shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje.”! -

Kujto në këtë libër të famshëm dhe plot mësime të vyera edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje. Kujtoje atë me fjalët më të mira dhe lëvdatat më të bukura. Tregoju për durimin e tij të pashembullt, kur atë e zunë fatkeqësitë dhe sëmundjet. Ai asnjëherë nuk iu ankua kujt, veç Allahut, të Cilit iu drejtua me lutje e përgjërime. Me edukatë dhe moral të lartë, i tha Allahut: “Shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje. Ai më ka rënduar me një sëmundje të dhimbshme dhe rraskapitëse!” Ai i mallkuar i kishte fryrë dhe ai ishte mbushur me plagë, të cilat ishin rënduar shumë. Madje, në të njëjtën mënyrë të dhimbshme, kishin vdekur e gjithë familja e tij dhe ishte zhdukur e gjithë pasuria e tij, që më parë ishte e madhe. Atëherë, kur Allahu deshi që ta shëronte, i tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 40 E ardhshme Sad • Ajet 42