Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 43 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 43 nga 88 • Shqip


وَوَهَبْنَا لَهُ أَهْلَهُ وَمِثْلَهُمْ مَعَهُمْ رَحْمَةً مِنَّا وَذِكْرَىٰ لِأُولِي الْأَلْبَابِ 43
Përkthim:
Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur, Sad 38:43
Tefsiri:

Ne ia rikthyem familjen e tij, duke ia shtuar dyfish, si mëshirë nga Ne dhe si mësim për të gjithë ata që kuptojnë. -

Jo vetëm kaq, por i ktheu edhe familjen e tij. Thuhet se Allahu e ringjalli familjen e tij, duke ia shtuar dyfish dhe i dhuroi pasuri të madhe. E gjitha kjo ishte nga mëshira e Zotit për Ejubin. Ai ishte durimtar dhe i kënaqur me Zotin, prandaj Ai i dhuroi shpërblime të shumta që në jetën e kësaj bote, dhe i premtoi shpërblimin e mrekullueshëm në ahiret. Allahu i Lartësuar e bëri këtë histori: "… si mësim për të gjithë ata që kuptojnë." Që të mençurit të kujtojnë vazhdimisht gjendjen e Ejubit (a.s), me durimin dhe moralin e tij të lartë me Zotin, dhe ta marrin atë si shembull. Le të mësojnë dhe të jenë të bindur se çdokush që bën durim gjatë vështirësive e sprovave, duke qënë i kënaqur me caktimin e Allahut, Allahu ka për ta shpërblyer shumëfish që në këtë dynja dhe përjetësisht në ahiret. Gjithashtu, Ai ka për t'iu përgjigjur lutjeve të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 42 E ardhshme Sad • Ajet 44