Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 54 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 54 nga 88 • Shqip


إِنَّ هَٰذَا لَرِزْقُنَا مَا لَهُ مِنْ نَفَادٍ 54
Përkthim:
ky është, njëmend, furnizimi Ynë që nuk ka të sosur! Sad 38:54
Tefsiri:

Ky është rizku Ynë, - ai nuk ka të mbaruar. -

Këto mirësi që u japim banorëve të Xhenetit janë dhuratë nga ana Jonë. Për mirësitë që Allahu u dhuron, thotë që ato nuk mbarojnë kurrë. Ato janë të përjetshme dhe të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme në çdo kohë. Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe për Zotin Bujar, të Dashur dhe Mëshirëplotë, Bamirës dhe të Gjerë në dhuratat e Tij. Ai është i Pasuri, i Lavdëruari, i Gjithëmëshirshmi, që kujdeset edhe për detajet më të vogla me mëshirën e Tij. Ai është Mbreti, Sunduesi, që gjykon me drejtësinë e Tij. Ai është i Madhërishmi dhe i Bukuri në çdo cilësi të Tij. Bujaria e Tij është e pashtershme. Mirësitë e dhuratat e Tij nuk mund të numërohen. Njeriu nuk ka mundësi të konceptojë qoftë edhe një pjesë të vogël të bamirësisë së Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 53 E ardhshme Sad • Ajet 55