Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 56 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 56 nga 88 • Shqip


جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا فَبِئْسَ الْمِهَادُ 56
Përkthim:
ferri, në të cilin ata do të digjen. E, sa shtrat i shëmtuar që është ai! Sad 38:56
Tefsiri:

... Xhehenemin, ku do të hidhen

(për dënim). - Në Xhehenem janë grumbulluar të gjitha ndëshkimet. Nxehtësia e tij është e pashembullt. Ata do të ndëshkohen atje me një dënim përvëlues, që do t'i përfshijë nga çdo anë: "Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart." [El ea'raf 41]. "Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!” [Zumer 16].

Ai është vendi më i shëmtuar. -

Sa vend i keq është ai! Ai është vendi më i tmerrshëm, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimit, poshtërimit e dëshpërimit
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 55 E ardhshme Sad • Ajet 57