Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 7 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 7 nga 88 • Shqip


مَا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِي الْمِلَّةِ الْآخِرَةِ إِنْ هَٰذَا إِلَّا اخْتِلَاقٌ 7
Përkthim:
Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim; Sad 38:7
Tefsiri:

Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë

(monoteizëm)

nga njerëzit këto kohët e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një trillim. -

Kuptimi: Këtë lloj feje nuk e kemi dëgjuar askund dhe as nga etërit tanë. Për këtë arsye, mbahuni fort pas asaj që kanë lënë etërit tanë, sepse ajo është e vërteta. Kjo fe është thjesht një trillim i mendjes së tij, është një mashtrim dashakeqës. Por edhe ky arsyetim është shumë i dobët dhe jo i drejtë. Është tërësisht e padrejtë që të refuzosh fjalën e tjetrit vetëm e vetëm se bie ndesh me mendimin tënd, pa ofruar asnjë argument vërtetues të këtij qëndrimi. Cili është arsyetimi se ajo tezë është e papranueshme? Pastaj vjen një tjetër arsyetim i tyre për të refuzuar Profetin e Zotit. Ata thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sad • Ajet 6 E ardhshme Sad • Ajet 8