Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sad — Ajet 75 (Shqip) — Video

Sad • Ajet 75 nga 88 • Shqip


قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَنْ تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ ۖ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنْتَ مِنَ الْعَالِينَ 75
Përkthim:
(Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit?” Sad 38:75
Tefsiri:
“O Iblis! Çfarë të pengoi ty që të mos i përulesh atij që Unë e krijova me dy Duart e Mia? A je mendjemadh, apo je nga ata që ngrenë krye?” -

Ademin e dallova dhe e veçova Unë nga të gjitha krijesat me këto cilësi, prandaj mos tregoni kryelartësi e mosbindje e as të nënçmoni Ademin. Atëherë, pse e kundërshton urdhrin? Prej mendjemadhësisë apo sepse e sheh veten më të mirë? Atëherë, Iblisi duke treguar mosbindjen ndaj Allahut, tha:
Shko te videoja e plotë e sures