Thuaj
(o Muhamed): “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë
(Kur'an)ndonjë shpërblim ...” -
Thuaju atyre, o Profet, se për këtë ftesë në rrugën e Zotit dhe kërkimin e së vërtetës, unë nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim.dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime. -
Unë kurrë nuk pretendoj për veten diçka që nuk është e imja dhe të flas diçka për të cilën nuk kam dituri nga Zoti. Unë ndjek veçse atë që më shpallet nga Zoti. Ajo është rruga ime, që unë e pasoj dhe i përmbahem.