Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 19 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 19 nga 75 • Shqip


أَفَمَنْ حَقَّ عَلَيْهِ كَلِمَةُ الْعَذَابِ أَفَأَنْتَ تُنْقِذُ مَنْ فِي النَّارِ 19
Përkthim:
Mos vallë, a ti do ta shpëtosh atë që e ka merituar dënimin, ta nxjerrësh atë që është në zjarr? Ez-Zumer 39:19
Tefsiri:

Mos, vallë, mund ta shpëtosh ti prej zjarrit atë që i është përcaktuar vendimi për dënim? -

Mos do ta udhëzosh ti atë për të cilin është vendimi i prerë për ndëshkimin e tij?! Për atë është bërë i pakthyeshëm dënimi, sepse ai vazhdon në humbjen e vet me inat, mohim dhe mospërfillje të së vërtetës. Ti nuk mund të udhëzosh dot të tillë njerëz, sepse drita e Zotit nuk gjen rrugë për në zemrat e tyre. Ti kurrë nuk mund të shpëtosh atë që është në zjarr, sepse kjo është e pamundur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 18 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 20