Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 31 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 31 nga 75 • Shqip


ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِنْدَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ 31
Përkthim:
e pastaj, në Ditën e gjykimit, te Zoti juaj do të polemizoni. Ez-Zumer 39:31
Tefsiri:

Pastaj, Ditën e Kijametit, ju do të dilni

(për gjykim)

para Zotit tuaj dhe do të grindeni me njëri-tjetrin. -

Ju do të polemizoni me njëri-tjetrin për gjithçka rreth së cilës keni patur kundërshtime në dynja, por Allahu do të gjykojë mes jush me gjykimin e Tij të drejtë dhe secilin do ta shpërblejë sipas asaj që ka bërë: "Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje." [Muxhadile 6]. Njerëzit harrojnë, por Allahu nuk harron kurrë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 30 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 32