Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 72 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 72 nga 75 • Shqip


قِيلَ ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ 72
Përkthim:
(Atyre) u thuhet: “Hyni në portat e ferrit, ku do të qëndroni gjithmonë në të! Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë! Ez-Zumer 39:72
Tefsiri:

Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit!” -

Këto fjalë u thuhen për t'i poshtëruar më shumë dhe për ta përjetuar nënçmimin. Çdo grup do të hyjë në Xhehenem nga ajo portë që i shkon për shtat, sipas veprave të tyre.

“Aty do të jeni përgjithmonë!” -

Nuk kanë për t'u larguar ndonjëherë nga ai vend dhe as do t'u lehtësohet ndonjë çast dënimi.

“Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët!” -

Sa i keq është vendi i tyre! Kështu do të shpërblehen, sepse janë treguar kryeneçë e arrogantë ndaj së vërtetës. Allahu i shpërblen sipas punës së tyre, duke i poshtëruar, nënçmuar dhe turpëruar para njerëzve. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për banorët e Xhenetit dhe pritjen e tyre. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 71 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 73