Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zumer — Ajet 74 (Shqip) — Video

Ez-Zumer • Ajet 74 nga 75 • Shqip


وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي صَدَقَنَا وَعْدَهُ وَأَوْرَثَنَا الْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ الْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَاءُ ۖ فَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ 74
Përkthim:
Ata do të thonë: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, që na plotësoi premtimin e Vet e na dha në trashëgim tokën (e xhennetit), që të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar (sipas dispozitave të Perëndisë)! Ez-Zumer 39:74
Tefsiri:
Ata (të Xhenetit)

do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu që e përmbushi premtimin e Vet për ne...” -

Duke e lavdëruar Allahun për udhëzimin në rrugën e drejtë dhe për mirësinë që u dhuroi duke i futur në Xhenet, ata thonë gjatë hyrjes në të: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet! Ai na e premtoi Xhenetin nëpërmjet profetëve. Ai na premtoi se do të na fuste në Xhenet nëse besonim sinqerisht dhe bënim punë të mira. Dhe tani, Zoti ynë e plotësoi atë që na premtoi dhe e përkreu mirësinë që na dhuroi!”

“dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam.” -

Ai na e la në trashëgim tokën e Xhenetit, që të vendosemi aty ku të duam. Ne mund të shkojmë në çdo vend që të dëshirojmë në Xhenet dhe do të shijojmë në të çdo mirësi që e kërkojmë dhe e dëshirojmë. Në Xhenet nuk ka asgjë të ndaluar.

“Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!”. -

Ata janë pëpjekur shumë në bindje ndaj Zotit të tyre përgjatë kohës së dynjasë, që ishte e shkurtër dhe përfundoi shpejt, por me këtë fituan shumë mirësi dhe shpërblime të përjetshme e të pandërprera. Ky është vendi që meriton çdo admirim. Ky është vendi kur Allahu do të nderojë të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij dhe që e pëlqen që të jetë vendqëndrimi dhe shpërblimi i tyre. Ai Vetë e ndërtoi pjesën më të lartë të Xhenetit dhe e mbolli me duart e Veta, e rrethoi me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Vetëm një pjesë e vogël e këtij vendi largon çdo trishtim të dynjasë dhe të bën të harrrosh çdo dhimbje e vuajtje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zumer • Ajet 73 E ardhshme Ez-Zumer • Ajet 75