Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 106 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 106 nga 176 • Shqip


وَاسْتَغْفِرِ اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا 106
Përkthim:
Kërko ndjesë prej Perëndisë! Se, Perëndia, është falës e mëshirues. En-Nisa 4:106
Tefsiri:

Kërkoji falje Allahut, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Kërkoji falje Allahut, nëse ke bërë ndonjë gabim në raste të tilla ose në raste të tjera, se Ai është Falës i gjynaheve. Allahu fal edhe gjynahet e mëdha, nëse njeriu pendohet dhe kthehet tek Ai me përunjësi, i bindur dhe i nënshtruar. Madje, jo vetëm që ia pranon pendimin dhe ia mbulon gabimet, por i jep forcë dhe sukses që të vazhdojë adhurimin me vepra të mira, për të cilat Allahu ka premtuar shpërblim të madh.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 105 E ardhshme En-Nisa • Ajet 107