Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 108 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 108 nga 176 • Shqip


يَسْتَخْفُونَ مِنَ النَّاسِ وَلَا يَسْتَخْفُونَ مِنَ اللَّهِ وَهُوَ مَعَهُمْ إِذْ يُبَيِّتُونَ مَا لَا يَرْضَىٰ مِنَ الْقَوْلِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطًا 108
Përkthim:
Ata fshihen (duke u turpëruar) nga njerëzit, e nuk fshihen nga Perëndia. E, Ai është me ta, (i di dhe i sheh) kur natën flasin gjëra me të cilat (Ai) nuk është i kënaqur. Perëndia i di të gjitha ato që punojnë. En-Nisa 4:108
Tefsiri:

Ata fshihen prej

(shikimit të)

njerëzve e nuk ruhen prej

(shikimit të)

Allahut, dhe Ai është afër tyre kur thurin plane me të cilat Ai nuk është i kënaqur. -

Kjo vjen nga dobësia e imanit të tyre. Pra, duke qenë se kanë besim të dobët, ata kanë më shumë frikë nga njerëzit sesa nga Allahu i Madhërishëm, prandaj përpiqen me çdo mënyrë, e lejuar apo e palejuar qoftë, që t’i shpëtojnë demaskimit para njerëzve, për padrejtësitë e tyre të dënueshme. Ndërkohë, ata harrojnë që Allahu i Madhërishëm i ka parë dhe i ka dëshmuar padrejtësitë e tyre të mëdha. Allahu i Gjithëditur dhe i Plotpushtetshëm është gjithmonë pranë tyre me dijen e Tij, në çdo gjendje, sidomos kur ata thonë fjalë e thurin kurthe të cilat i Gjithëmëshirshmi nuk i do. Ata bënin plane si të nxirrnin të pafajshëm kriminelin dhe si të fajësonin një të pafajshëm, dhe për këtë qëllim argumentonin para Profetit (a.s.). Kështu ata bënin disa padrejtësi, pa e përfillur mbikëqyrjen e Zotit të qiejve dhe të tokës, i Cili e dinte dhe e shihte se çfarë fshihnin brenda shpirtrave. Prandaj i Madhëruari i kërcënoi ata, duke u përmendur këtë fakt:

Allahu i përfshin të gjitha veprimet e tyre. -

Allahu i Lartësuar përfshin gjithçka me dijen dhe pushtetin e Tij. Megjithatë, Ai nuk nxitohet për t’i ndëshkuar të padrejtët. Ai i afatizon dhe vazhdimisht i fton për t’u penduar dhe për të mos vazhduar me gjynahet e tyre. Ai u tërheq vazhdimisht vëretjen, sepse ndëshkimi i Tij është i drejtë dhe i rreptë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 107 E ardhshme En-Nisa • Ajet 109