Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 126 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 126 nga 176 • Shqip


وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُحِيطًا 126
Përkthim:
Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë dhe Perëndia i përfshin të gjitha (me dijeninë dhe pushtetin e Tij). En-Nisa 4:126
Tefsiri:

Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Allahu përfshin gjithçka. -

Ajeti flet për gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe dijes së Allahut të Lartësuar. Gjithçka është pronë e Allahut dhe të gjithë janë krijesa të Tij. Allahu përkujdeset për pronën e Tij dhe administron çështjet e tyre. Dija e Tij është absolute dhe përfshin çdo njohuri. Shikimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me shikimin e Tij. Dëgjimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me dëgjimin e Tij. Dëshira, pushteti dhe mbretërimi i Tij ekzekutohen mbi çdo gjë që ekziston. Mëshira e Tij përfshin banorët e tokës dhe të qiejve. Përballë krenarisë dhe madhështisë së Tij janë nënshtruar të gjitha krijesat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 125 E ardhshme En-Nisa • Ajet 127