Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 143 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 143 nga 176 • Shqip


مُذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَٰلِكَ لَا إِلَىٰ هَٰؤُلَاءِ وَلَا إِلَىٰ هَٰؤُلَاءِ ۚ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ سَبِيلًا 143
Përkthim:
Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Perëndia ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre. En-Nisa 4:143
Tefsiri:

Ata luhaten në mëdyshje: nuk janë as me këta, as me ata... -

Ata luhaten sa nga ana e besimtarëve, sa nga ana e qafirëve. Me shpirt e trup njëkohësiht, ata nuk janë as me qafirët, as me besimtarët. Ata janë me trup dhe nga ana e dukshme me besimtarët, por nga ana e brendshme shpirtërore janë me qafirët. Ky është devijimi më i madh, prandaj i Lartësuari thotë:

Për ata që Allahu i shpie në humbje, ti nuk do të mund të gjesh

(rrugë për)

shpëtim. -

Pra, nuk do të gjesh asnjë mundësi për ta udhëzuar në rrugën e drejtë dhe për ta shpëtuar nga humbja, sepse për të është mbyllur porta e mëshirës dhe është hapur dera e ndëshkimit. Rrjedhimisht, kuptohet se besimtarët nuk i kanë këto cilësi të ulëta, por kanë të kundërtat e tyre. Ata i karakterizon vërtetësia në fjalë dhe në punë. Ata, gjithashtu, janë plot energji dhe aktivë në kryerjen e adhurimeve, sidomos të namazit. Ata e kujtojnë shumë Allahun e Madhërishëm. Ata janë të udhëzuar nga Allahu i Lartësuar në rrugën e drejtë dhe të vazhdueshëm në të. Le të krahasojë secili veten e vet me të dyja këto grupe dhe le të gjykojë se cilëve iu përket. Allahu është i vetmi Ndihmëtar dhe Udhëzues!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 142 E ardhshme En-Nisa • Ajet 144