Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 150 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 150 nga 176 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيُرِيدُونَ أَنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا 150
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që mohojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij (në besim) dhe të cilët thonë: “Na diçka besojmë, e diçka nuk besojmë” dhe dëshirojnë që në mes të kësaj të zgjedhin një rrugë – (ndëmjet besimit e mohimit), En-Nisa 4:150
Tefsiri:

Ata që e mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë

(besimin në)

Allahun nga

(besimi në)

profetët e Tij, duke thënë “Disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duan të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,... -

Këtu janë përmendur dy grupe, me cilësi të qarta për këdo. Njëri grup beson në Allahun, në të gjithë profetët dhe librat e Tij, ndërsa grupi tjetër mohon gjithçka nga këto. Megjithatë, mbetet edhe një grup i tretë, i cili pretendon se u beson disa profetëve, por mohon disa të tjerë, duke pretenduar se në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Por kjo është thjesht ëndërr me sy hapur nga ana e tyre. Ata dëshirojnë të ndajnë besimin në Allahun nga besimi në profetët e Tij. Në të vërtetë, ai që e do Allahun e Madhërishëm duhet të dojë të gjithë profetët e Tij. Dashuria për të gjithë profetët e Zotit është plotësuese dhe shenjë treguese e dashurisë për Zotin. Armiqësia qoftë edhe ndaj njërit prej profetëve të Tij, konsiderohet si armiqësi ndaj Allahut dhe ndaj të gjithë profetëve të Tij, sikurse thotë i Madhëruari: “Kush është armik i Allahut, i melekëve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.” [Bekare 98]. Kështu, çdokush që mohon një profet, ka mohuar të gjithë profetët, madje edhe Profetin të cilin pretendon se e beson. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 149 E ardhshme En-Nisa • Ajet 151