Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 152 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 152 nga 176 • Shqip


وَالَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَلَمْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ أُولَٰئِكَ سَوْفَ يُؤْتِيهِمْ أُجُورَهُمْ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا 152
Përkthim:
E, atyre që besojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij dhe nuk bëjnë ndryshim ndërmjet asnjërit nga ata, atyre do t’ju japim shpërblimin (e premtuar). Se Perëndia është falës dhe mëshirues. En-Nisa 4:152
Tefsiri:

Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre, -

Pra, së pari, ata besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij. Kjo nënkupton besimin në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij, që vetë Allahu na i ka treguar, si edhe besimin në çdo lajm dhe gjykim të sjellë prej profetëve të Tij. Ndërsa, së dyti, ata nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre. Ata i besojnë të gjithë profetët, pa përjashtim, dhe ky është imani i vërtetë, i ndërtuar mbi themele të drejta.

Ai do t'ua japë

(të plota)

shpërblimet e tyre. -

Ai do t’u japë shpërblimin për imanin e tyre dhe për veprat, fjalët dhe moralin e tyre të mirë, të ndërtuar mbi këtë iman. Secili do të shpërblehet sipas gradës së vet.

Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -

Allahu i mbulon gabimet dhe i pranon e shpërblen punët e mira.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 151 E ardhshme En-Nisa • Ajet 153