Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 162 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 162 nga 176 • Shqip


لَٰكِنِ الرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ مِنْهُمْ وَالْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ ۚ وَالْمُقِيمِينَ الصَّلَاةَ ۚ وَالْمُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالْمُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أُولَٰئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا 162
Përkthim:
Por disa nga ata (Hebrenjt), të cilët janë udhëzuar plotësisht në dijeni dhe muslimanët, - ata besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhammed!) dhe në atë, që është shpallur para teje; e atyre që falin namazin dhe ndajnë zeqatin, dhe atyre që i besojnë Perëndisë dhe Ditën e Kijametit, - këtyre, me siguri do t’u japim shpërblim të madh. En-Nisa 4:162
Tefsiri:
Pasi tregoi të metat e ithtarëve të Librit, Allahu i Lartësuar përmend edhe cilësitë e pjesës së mirë të tyre:

Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre dhe besimtarët

(e vërtetë)

, besojnë në atë që të është shpallur ty

(O Muhamed)

dhe në atë që është shpallur para teje. Kështu besojnë edhe ata që falin rregullisht namazin, dhënësit e zekatit dhe besimtarët

(e vërtetë)

në Allahun dhe në Ditën e Kijametit. -

Pra, janë ata njerëz, në zemrat e të cilëve ka zënë vend dija dhe kanë siguri të plotë në vërtetësinë e fjalës së Allahut, që i besojnë plotësisht Shpalljes që iu zbrit Muhamedit (a.s)dhe shpalljeve që zbritën para tij. Fryte të këtij besimi të saktë janë veprat e mira, si falja e rregullt e namazit dhe dhënia e zekatit, të cilat janë, në fakt, ndër veprat më të mira dhe më të dobishme. Ato janë të tilla, sepse nëpërmjet tyre kultivohet sinqeriteti ndaj Zotit dhe bamirësia ndaj krijesave. Ata gjithashtu besojnë në Ditën e Gjykimit, duke iu frikësuar kërcënimit të Zotit dhe duke shpresuar premtimet e Tij. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

Atyre do t’u japim shpërblim të madh. -

Ky shpërblim u premtohet atyre, sepse ata kanë dijen e saktë e të dobishme, besimin, punën e mirë në përputhje me këtë besim dhe besimin në të gjithë librat dhe profetët e Zotit, pa përjashtim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 161 E ardhshme En-Nisa • Ajet 163