Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 172 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 172 nga 176 • Shqip


لَنْ يَسْتَنْكِفَ الْمَسِيحُ أَنْ يَكُونَ عَبْدًا لِلَّهِ وَلَا الْمَلَائِكَةُ الْمُقَرَّبُونَ ۚ وَمَنْ يَسْتَنْكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيْهِ جَمِيعًا 172
Përkthim:
Mesihu aspak nuk ngurron që të jetë rob i Perëndisë, si dhe as engjëjt më të afërm; e kushdo që ngurron nga të adhuruarit Perëndinë dhe bëhet arrogant (mendjemadh), Ai do t’i tubojë të gjithë përpara Veti. En-Nisa 4:172
Tefsiri:
Pasi foli për teprimin e krishterëve në çështjen e Isait (a.s)dhe konfirmoi se ai ishte robi dhe i dërguari i Tij, Allahu i Lartësuar tregon në këto ajete një realitet, kuptimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjetur të vërtetën. Ai thotë:

Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur. -

Pra, as Isai dhe as melekët e afërt të Allahut të Madhërishëm nuk e konsiderojnë për ulje statusin si rob e adhurues të Allahut. Ata nuk do të tregoheshin kurrsesi arrogantë e të refuzonin këtë pozitë. Duke mohuar këtë cilësi për ta, Allahu i Lartësuar ka pohuar të kundërtën. Me fjalë të tjera, Isai dhe melekët e afërt të Zotit janë shumë të përkushtuar në adhurimin ndaj Zotit të tyre. Sigurisht, ata e meritojnë këtë nderim të madh, sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja e Isait (a.s.), apo e dikujt tjetër, sipër gradës së krijesës është përsosmëri. Po kështu, edhe sjellja arrogante dhe mosbindja për adhurimin e Zotit nuk mund të jetë përsosmëri. Përkundrazi, këto janë qëndrime të dënueshme për krijesat. Prandaj i Lartësuari thotë:

Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh,

(le ta dijë se)Ai (Allahu)

do t’i tubojë të gjithë para Tij

(për llogarinë me drejtësi).” - Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat dhe do t’i tubojë përpara Tij, pa përjashtim, si kryeneçët dhe të pabindurit, ashtu edhe adhuruesit e Tij besimtarë. Ajo është dita kur Ai do të gjykojë me drejtësi dhe do të shpërblejë sipas meritës. Pastaj i Lartësuari e shtjellon këtë gjykim të Tij kur thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 171 E ardhshme En-Nisa • Ajet 173