Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 22 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 22 nga 176 • Shqip


وَلَا تَنْكِحُوا مَا نَكَحَ آبَاؤُكُمْ مِنَ النِّسَاءِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۚ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَمَقْتًا وَسَاءَ سَبِيلًا 22
Përkthim:
Mos i merrni ato gra, që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Me të vërtetë, kjo është vepër e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rrugë e shëmtuar. En-Nisa 4:22
Tefsiri:

Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit tuaj, përveç asaj që ka kaluar

(para Islamit)

. Kjo ka qenë vërtet poshtërsi e madhe, vepër e urryer

(tek Zoti)

dhe një zakon i shëmtuar.

Kuptimi: Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit (babai, gjyshi e lart) tuaj. Kjo është një vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme jo vetëm për Zotin, por edhe për njerëzit. Për shkak të kësaj vepre të ulët, futet urrejtja mes prindit dhe fëmijës, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre duhet të jenë të ndërtuara mbi bamirësinë, mëshirën dhe respektin. Kjo është një rrugë e keqe për ata që e ndjekin. Ajo është prej sjelljeve të injorancës, të cilat Islami i lufton, që t’i pastrojë shpirtrat e njerëzve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 21 E ardhshme En-Nisa • Ajet 23