Prandaj gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. -
Pra, gra të mira janë ato që janë të bindura ndaj Zotit dhe të vazhdueshme në adhurimin e Tij me drojë, shpresë dhe dashuri. Gratë e mira duhet t’u binden edhe burrit të tyre, ashtu si duhet të ruajnë nderin dhe pasurinë e tij. Por këtë ato arrijnë ta bëjnë vetëm me ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Zotit. Është Zoti i Lartësuar që i ndihmon dhe i udhëzon ato të jenë të tilla, për shkak të adhurimit të tyre përkushtuar Atij. Egoja urdhëron për të këqija, por kush e adhuron Zotin me sinqeritet dhe i mbështetet plotësisht Atij, mjaftohet me Zotin për çdo gjë që e shqetëson nga çështjet e fesë dhe nga çështjet e dynjasë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Gratë të cilave i druheni mosbindjes dhe sjelljes së tyre të keqe, këshillojini, largojini nga shtrati ose edhe i rrihni lehtë. -
Ato të cilat tregojnë arrogancë dhe mosbindje ndaj burrit, me fjalë dhe me veprime, duhen edukuar duke filluar me mënyrat më të buta. Hapi i parë është këshilla, duke i sqaruar dhe kujtuar se çfarë gjykimi ka ligji i Zotit për bindjen ndaj burrit dhe për mosbindjen ndaj tij. Atyre u duhet kujtuar shpërblimi që i pret nëse janë të bindura, por edhe ndëshkimi nëse janë të pabindura. Nëse ato ndreqen pas këshillave, atëherë është arritur rezultati i kërkuar, por nëse jo, atëherë kalohet në hapin e dytë: largimin e tyre nga shtrati. Pra, burri nuk fle dhe nuk kontakton me gruan, derisa ajo të bindet. Nëse edhe me hapin e dytë nuk arrihet edukimi i tyre, atëherë kalohet në hapin e tretë: goditini lehtë! Goditja duhet të ketë karakter edukues dhe jo dëmtues. Nëse arrihet qëllimi me njërën nga këto mënyra, atëherë:Por nëse i kthehen bindjes, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. -
Kuptimi: Përderisa ju e arritët atë që dëshironi, domethënë, bindjen e grave tuaja, atëherë duhet të mjaftoheni me kaq. Kjo do të thotë që burri nuk duhet t’u kthehet më kohëve të këqija dhe t’i kujtojë gruas mosbindjen e saj të dikurshme, sepse kujtimi i të tilla gjërave është i dëmshëm.Allahu është i Lartësuar, i Madhëruar. -
Ai është absolut në lartësinë e Tij, në të gjitha aspektet. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij. Allahu është i Madh dhe asgjë nuk mund të jetë më e madhe dhe më e lartë se Ai. Allahu është Madhështor e i lartësuar në Qenien dhe cilësitë e Tij.