Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 38 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 38 nga 176 • Shqip


وَالَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ رِئَاءَ النَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ ۗ وَمَنْ يَكُنِ الشَّيْطَانُ لَهُ قَرِينًا فَسَاءَ قَرِينًا 38
Përkthim:
(Perëndia nuk i don) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës, e nuk besojnë Perëndinë as Ditën e Kijametit, (këta kanë për shok djallin), e ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është ai! En-Nisa 4:38
Tefsiri:

As ata që japin nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. -

Pra, ata që e shpenzojnë pasurinë me qëllim që njerëzit t’i shohin, t’i lavdërojnë dhe t’i respektojnë; ata që nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, pra, që shpenzimet dhe sadakatë e tyre nuk burojnë nga besimi në Zotin dhe nuk nxiten nga shpresa për shpërblimin e Tij. Këta janë pikërisht hapat e Shejtanit, në të cilët ai i fton pasuesit e tij. Ai nxit për shtirje dhe mendjemadhësi, për mosbesim dhe mungesë sinqeriteti, për mohim të Ditës së Llogarisë dhe Shpërblimit, që pasuesit e tij të bëhen banorë të Zjarrit. Kështu, ata që veprojnë të tilla gjëra janë të nxitur nga i mallkuari, të cilit ata i binden. Ai qëndron gjithmonë pranë tyre dhe i shtyn për vepra të këqija dhe arrogancë. Shejtani është vërtet një shok shumë i keq, siç thotë i Lartësuari:

Ai që e bën shok Shejtanin,

(le ta dijë se) a

i është shok i tmershëm. -

Nuk ka mik më të keq sesa ai që dëshiron të shkatërrojë pasuesit e vet dhe që përpiqet pa pushim për këtë qëllim. Kështu, ata që meritojnë ndëshkimin janë ata që tregohen koprracë me pasurinë, begatitë dhe diturinë që u ka falur Zoti, si dhe ata që e shpenzojnë këtë pasuri, dije ose energji për hir të idhujve të tyre. Të gjithë këta janë gjynaqarë, të pabindur ndaj Zotit, prandaj meritojnë ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar t’i bindemi dhe t’i plotësojmë porositë e Tij me sinqeritet për Të, sikurse thuhet në këtë ajet: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine, 3]. Kushtet që një vepër apo adhurim të pranohet nga Zoti janë: sinqeriteti në adhurim dhe pasimi rigoroz i porosive të Zotit. Prandaj i Lartësuari na nxit pikërisht për këto kushte, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 37 E ardhshme En-Nisa • Ajet 39