O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë
(Kur'anin)që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, ...” -
Kjo është këshillë e mrekullueshme drejtuar ithtarëve të Librit. Ata duhet të jenë të parët që duhet të pranojnë shpalljet e Zotit, për shkak të dijes dhe mirësive me të cilat Zoti i begatoi dhe i dalloi mbi shumë të tjerë. Duke qenë se Zoti u dhuroi atyre një libër qiellor, ata duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm se të tjerët në përgjigjen e thirrjes së Zotit për të besuar dhe pasuar Kur’ânin dhe Profetin e fundit të Tij. Ata e dinë shumë mirë rëndësinë e një çështjeje të tillë dhe rrezikshmërinë e shpërfilljes së saj, prandaj Allahu i Lartësuar u bën një paralajmërim shumë të frikshëm....para se t'ua fshijmë
(shqisat nga)fytyrat dhe t’ua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata
(shkelësit e ligjit)të së shtunës. -
Ky është dënimi i meritueshëm për këtë vepër. Shkelësit e ligjit të Sabatit (judejtë) e braktisën të vërtetën dhe parapëlqyen të kotën duke e tjetërsuar realitetin. Ata e bënë të rremen të vërtetë dhe të vërtetën të rreme, prandaj dhe u “shpërblyen” me kthimin e fytyrave pas, domethënë duke ua fshirë tiparet nga fytyra dhe duke ua kthyer ato pas koke. Ky qe një ndëshkim poshtërues, por përveç tij, ishte edhe mallkimi, pra, dëbimi nga mëshira e Zotit, i Cili, disa prej tyre i dëboi nga mëshira e Tij, ndërsa të tjerë i shndërroi në majmunë dhe në derra. Ky është kërcënim për ata që nuk e besojnë Shpalljen e fundit, Kur’ânin.Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm. -
Pra, kjo nuk është e vështirë për Allahun e Lartësuar, që thotë në një ajet tjetër: “Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet.” [Jasin 82].