Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 5 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 5 nga 176 • Shqip


وَلَا تُؤْتُوا السُّفَهَاءَ أَمْوَالَكُمُ الَّتِي جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ قِيَامًا وَارْزُقُوهُمْ فِيهَا وَاكْسُوهُمْ وَقُولُوا لَهُمْ قَوْلًا مَعْرُوفًا 5
Përkthim:
Dhe mo u jepni (prindër dhe kujdestar) plëngprishëve pasurinë tuaj, që ua ka bërë Perëndia mjet ekzistimi dhe udhëheqje në jetë, e ushqeni ate me këtë (pasuri) dhe vishni ata, dhe bisedoni me ta me fjalë të mira. En-Nisa 4:5
Tefsiri:

“Mos u jepni të paaftëve

(mendërisht)

pasurinë tuaj, me të cilën Allahu ju ka begatuar,.. -

“Es-sufehâ”quhen ata që nuk janë të aftë ose që nuk kanë zotësinë e mjaftueshme për të vepruar me pasurinë e tyre ose për shkak se janë të sëmurë mendorë apo të vonuar, ose për shkak të moshës së vogël. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar kujdestarëve ligjorë të kësaj kategorie njerëzish që t’ua lënë në dorë atyre pasurinë, dhe kjo bëhet me qëllimin për ta ruajtur pasurinë e tyre nga shpërdorimi dhe prishja. Allahu i Lartësuar e ka bërë pasurinë si mbështetëse dhe ndihmuese për njerëzit, në mënyrë që ata të arrijnë mirësitë e fesë dhe dynjasë së tyre, por duke qenë se kjo kategori njerëzish nuk e ka aftësinë për ta shfrytëzuar drejt pasurinë, atëherë Allahu i Lartësuar udhëzon, së pari, që ata të zbatojnë kujdestarinë ligjore dhe, së dyti, që çdo veprim i tyre në kuadër të kujdestarisë të jetë në qëllim të dobisë dhe mirësisë për “të papjekurit”.

...por ushqejini ata nga ajo pasuri, vishini dhe u thoni fjalë të mira! -

Kujdestarët ligjorë e kanë për detyrë që të kujdesen për ushqimin, veshmbathjen dhe për çdo shërbim tjetër të nevojshëm për të papjekurit, qoftë në aspektin e fesë apo të dynjasë së tyre. Jo vetëm kaq, por ata duhet t’i trajtojnë edhe me dashurinë dhe butësinë e nevojshme, duke i qetësuar e duke u thënë, për shembull, që nuk do ta humbasin pasurinë e tyre, apo që së shpejti do ta marrin vetë në përdorim atë, sa të bëhen të aftë për të vepruar” etj. Kur flet për pasurinë e “të papjekurve”, Allahu i Lartësuar u drejtohet kujdestarëve të tyre ligjorë e u thotë: “Mos u jepni të paaftëve (mendërisht) pasurinë tuaj,...”. Pra, edhe pse bëhet fjalë për pasurinë e sufeha-ve, Allahu i Lartësuar thotë: “pasurinë tuaj”. Ky është një udhëzim për kujdestarët ligjorë që, pasurinë e individëve të cilët i kanë nën kujdestarinë e tyre, ta trajtojnë me të njëjtin kujdes, sikurse do të vepronin me pasurinë e tyre personale. Ashtu siç kujdesen për pasurinë e tyre, të cilën përpiqen ta shtojnë dhe ta ruajnë nga rreziqet, po ashtu duhet të veprojnë edhe me pasurinë e atyre që kanë nën kujdestari. Ajeti në fjalë dëshmon se për shpenzimet e domosdoshme të sufeha-ve shfrytëzohet pasuria e tyre, nëse e kanë këtë pasuri, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “...por ushqejini ata nga ajo pasuri, vishini dhe u thoni fjalë të mira!” Gjithashtu, ky ajet tregon se pretendimi i kujdestarit ligjor rreth shumës se sa shpenzon për individin që ndodhet nën kujdestarinë e tij, nga pasuria e këtij individi, është e pranueshme dhe e besueshme, nëse nuk i kalon kufijtë e normales dhe të zakonshmes. Pra, fjala e tij është e besueshme dhe e pranueshme ligjërisht.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 4 E ardhshme En-Nisa • Ajet 6