Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 50 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 50 nga 176 • Shqip


انْظُرْ كَيْفَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ ۖ وَكَفَىٰ بِهِ إِثْمًا مُبِينًا 50
Përkthim:
Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Perëndisë; mjafton që kjo shpifje të jetë sheshazi mëkat. En-Nisa 4:50
Tefsiri:

Shiko se si trillojnë shpifje kundër Allahut! Dhe kaq mjafton si gjynah i qartë. -

Duke lavdëruar veten dhe duke pretenduar pastërtinë, ata thjesht shpifin. Kjo konsiderohet si shpifje ndaj Zotit të Lartësuar, sepse ata pretendojnë se rruga që ndjekin është e vërteta e Zotit, ndërsa rruga e besimtarëve është e gabuar. Ky është synimi i tyre kur lëvdojnë vetveten, por ky është shtrembërim i realitetit. Kjo do të thotë që të vërtetën ta paraqesësh si të gënjeshtërt dhe të gënjeshtërtën ta paraqesësh si të vërtetë. Për këtë arsye, i Lartësuari e ka konsideruar këtë veprim të tyre si gjynah të hapur, që meriton një ndëshkim të ashpër e poshtërues.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 49 E ardhshme En-Nisa • Ajet 51