Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 53 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 53 nga 176 • Shqip


أَمْ لَهُمْ نَصِيبٌ مِنَ الْمُلْكِ فَإِذًا لَا يُؤْتُونَ النَّاسَ نَقِيرًا 53
Përkthim:
A do të kenë ata (Hebrenjt) ndonjë pjesë të pushtetit? Atëherë (sikur të kishin pushtet), nuk do t’i jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës. En-Nisa 4:53
Tefsiri:

A mos kanë ata ndonjë pjesë në sundim dhe pushtet? Nëse do të ishte kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as një nakir

(cipa mbështjellëse e bërthamës së hurmës.)” - Mos vallë, ata kanë pjesë në sundimin dhe pushtetin e Zotit dhe, në këtë mënyrë, të mund të japin dhe privojnë nga mirësitë e Zotit, sipas dëshirave të tyre?! Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja. Ata sigurisht që nuk kanë pjesë në pushtetin dhe sundimin e Zotit, sepse i gjithë pushteti dhe sundimi i takon vetëm Atij dhe askush nuk vepron në mbretërinë e Zotit pa lejen e Tij. Por Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse do të ishte ashtu, me ngushtësinë e shpirtrave të tyre, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as edhe gjënë më të vogël. Aq e madhe është koprrracia e tyre, saqë edhe po të kishin pjesë në sundimin e Zotit, përsëri nuk do të jepnin gjë!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 52 E ardhshme En-Nisa • Ajet 54