Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 55 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 55 nga 176 • Shqip


فَمِنْهُمْ مَنْ آمَنَ بِهِ وَمِنْهُمْ مَنْ صَدَّ عَنْهُ ۚ وَكَفَىٰ بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا 55
Përkthim:
Disa prej tyre besuan në të, e disa nga ata iu shmangën atij. Për ata mjafton xhehennemi përcëllues. En-Nisa 4:55
Tefsiri:

Disa prej tyre e besuan atë

(Muhamedin a.s.)

, e disa e mohuan. -

Në raport me Profetin e fundit, njerëzit u ndanë në dy grupe: disa i besuan Muhamedit (a.s.) dhe ndoqën Shpalljen e tij, për të fituar në këtë mënyrë lumturinë e vërtetë në dynja dhe në ahiret, dhe disa e mohuan Muhamedin (a.s.) dhe refuzuan të pasonin Shpalljen që Zoti i dhuroi atij, nga armiqësia, urrejtja dhe smira që kishin. Këta të mjerë merituan dëshpërimin që në këtë jetë, para atij që nuk do të ketë fund. Dënimi që i pret është i dhembshëm. Allahu i Lartësuar thotë:

Mjafton për këta të fundit zjarri i Xhehenemit i ndezur fort. -

Zjarri do përpijë brenda tij të gjithë ata që e kanë mohuar Zotin dhe s’kanë pranuar të pasojnë profetët e Tij. Ky është një kërcënim i hapur për çifutët, të krishterët dhe të gjithë ata që mohojnë Shpalljen e fundit, Shpalljen që Zoti i zbriti Muhamedit (a.s.). Kjo përforcohet më tepër në ajetin vijues:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 54 E ardhshme En-Nisa • Ajet 56