Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 63 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 63 nga 176 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ يَعْلَمُ اللَّهُ مَا فِي قُلُوبِهِمْ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَعِظْهُمْ وَقُلْ لَهُمْ فِي أَنْفُسِهِمْ قَوْلًا بَلِيغًا 63
Përkthim:
Këta janë ata, për të cilët Perëndia di se ç’kanë në zemrat e tyre. Largohu prej tyre, (mos ua prano arsyetimet) e këshilloi ata dhe thuaju fjalë që kanë ndikim te ta. En-Nisa 4:63
Tefsiri:
Këta janë ata të cilëve Allahu ua di çfarë kanë në zemrat e tyre. Por ti rri larg tyre, por qortoji dhe thuaju fjalë që prekin zemrat. -

Pra, i Gjithëdituri ua di qëllimet e zeza që fshehin në shpirt dhe hipokrizinë me të cilën janë mbushur. Ai na këshillon që të distancohemi prej tyre. Thjesht, mos u kushto rëndësi dhe shpërfilli ata! Megjithatë, përsëri këshilloji dhe qortoji, duke u treguar gjykimin e Zotit të Lartësuar, dhe nxiti për të punuar dhe për t’iu nënshtruar Atij. Gjithashtu, paralajmëroji për ndëshkimin që i pret nëse e braktisin gjykimin e Zotit. Ndoshta këshilloji veçmas për të vërtetën, se kështu është më mirë dhe ka më tepër mundësi të dalë me sukses. Ky ajet dëshmon se, edhe pse duhet të distancohesh prej atyre që bëjnë vepra të rënda, ata përsëri duhen këshilluar e qortuar fshehtas, që të arrihet qëllimi kryesor, pra, ndreqja dhe kthimi i tyre në rrugën e drejtë.
Shko te videoja e plotë e sures