Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 68 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 68 nga 176 • Shqip


وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا 68
Përkthim:
dhe me siguri do t’i çonim në rrugë të drejtë. En-Nisa 4:68
Tefsiri:

...dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë. -

Këtu Allahu i Lartësuar thekson edhe një herë se atyre që punojnë dhe përpiqen për të zbatuar porositë e Tij, Ai do t’ua forcojë udhëzimin në rrugën e drejtë. Kjo tregon se sa rëndësi ka të jesh i udhëzuar në rrugën e drejtë. Për Zotin, kjo është mirësia më e madhe që Ai u ka dhuruar besimtarëve. Nuk ka mirësi më të madhe sesa Zoti të të udhëzojë në rrugën e drejtë, që ta adhurosh sipas mënyrës që Ai e dëshiron dhe kënaqet. Kjo rrugë e drejtë është e ndërtuar mbi dije të saktë, të vërtetë e të sigurt, mbi dashurinë për Allahun e Lartësuar dhe për adhurimin e Tij. Pasuesit e kësaj rruge ndihmohen nga Allahu i Lartësuar për t’i dhënë përparësi çdo gjëje që e kënaq Atë. Lumturia dhe shpëtimi nga çdo e keqe janë të kushtëzuara vetëm me pasimin e kësaj rruge të drejtë. Kush është udhëzuar në rrugën e drejtë, atij i është dhënë e gjithë mirësia dhe është shpëtuar nga çdo e keqe. Në përfundim, e lus Allahun të na ndihmojë që t’i bindemi dhe që të zbatojmë porositë e Tij!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 67 E ardhshme En-Nisa • Ajet 69