a thua se mes jush dhe atyre nuk ekziston ndonjë lloj dashurie -
Pra, ata shprehen ashtu, sikur të mos ekzistonte mes tyre dhe besimtarëve ndonjë lidhje, siç është lidhja e besimit. Dihet se besimtarët janë si një trup i vetëm, që kujdesen për t’i mundësuar njëri-tjetrit çdo të mirë dhe për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Ata gëzohen me të mirat që i mundësojnë bashkësisë së tyre dhe trishtohen për problemet që mund të kenë të tjerët. Të gjithë përpiqen që të arrijnë çdo gjë që rregullon çështjet e fesë dhe të jetës së tyre. Atëherë, ata të cilët dëshirojnë veç dynjanë nuk e kanë këtë solidaritet dhe dashuri të ndërsjelltë që duhet të kenë besimtarët e vërtetë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar është shumë i Butë, i Dashur dhe i Mëshirshëm me robërit e Tij. Ai kurrë nuk ua këput shpresën dhe kurrë nuk ua mbyll portat e kthimit dhe afrimit tek Ai. Për këtë arsye, ata që bëjnë diçka jo të denjë për një besimtar, Ai i fton dhe i ndihmon që të plotësojnë dhe ndreqin mangësitë e tyre dhe ta përsosin veten me cilësitë e duhura për një besimtar. Kështu, i Lartësuari i urdhëron këta njerëz për sinqeritet dhe i nxit që të dalin e të luftojnë në rrugën e Tij: