Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 90 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 90 nga 176 • Shqip


إِلَّا الَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ أَوْ جَاءُوكُمْ حَصِرَتْ صُدُورُهُمْ أَنْ يُقَاتِلُوكُمْ أَوْ يُقَاتِلُوا قَوْمَهُمْ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَسَلَّطَهُمْ عَلَيْكُمْ فَلَقَاتَلُوكُمْ ۚ فَإِنِ اعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَاتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْا إِلَيْكُمُ السَّلَمَ فَمَا جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلًا 90
Përkthim:
përpos atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje, ose atyre që kanë ardhë te ju, e u vjen rënd që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’u kishte dhënë pushtet mbi ju, dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush dhe nuk hyjnë në luftë kundër jush, e ju afrojnë paqe juve, atëherë për ju Perëndia nuk lë shtek që të luftoni kundër tyre. En-Nisa 4:90
Tefsiri:

Përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje... -

Ata të cilët kanë bërë pakt me shtetin që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Pra, edhe këta kanë të njëjtin gjykim me popullin që ka pakt paqeje me muslimanët: pasuria dhe jeta e tyre janë të ruajtura dhe të sigurta. Kategoria e dytë janë ata për të cilët Zoti thotë:

...e përveç atyre që vijnë te ju, sepse u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. -

Ata të cilët nuk ua lejon shpirti që të luftojnë muslimanët, por as popullin e vet, prandaj si rrugë të mesme zgjedhin neutralitetin mes dy palëve. Pra, edhe për këtë kategori Zoti ka urdhëruar që të mos i luftojmë. Ky qëndrim ka urtësi të shumta. Ja si thotë Allahu i Lartësuar:Sikur të donte Allahu, Ai do t’u jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju, dhe kështu ata do t’ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju jep të drejtë kundër tyre. -

Kuptimi: Mundësitë e veprimit të tyre janë tre:

1 Të bashkohen me ju e të luftojnë kundër armiqve tuaj, mes të cilëve është edhe populli i tyre. Por kjo është thuajse e pamundur për t’u pranuar prej tyre.

2 Të bashkohen me armiqtë tuaj dhe t’ju luftojnë juve, dhe kjo do të ishte një vështirësi e madhe.

3 Të mos luftojnë as kundër jush, as kundër popullit të tyre, dhe kjo është zgjidhja e mesme dhe më e thjeshtë.Ju, o muslimanë, pranojeni këtë zgjidhje të tretë, që është e pranueshme dhe më e lehtë për ju. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm që t’u mundësojë atyre edhe që t’ju luftojnë së bashku, prandaj pranojeni lehtësimin e ofruar prej Tij dhe falënderojeni Atë, që i ndaloi duart e tyre kundër jush. Ndërsa kategoria e tretë janë ata që synojnë thjesht të arrijnë qëllimet e popullit të vet, pa shfaqur mbështetje për muslimanët. Allahu i Lartësuar thotë për ta:
Shko te videoja e plotë e sures