Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nisa — Ajet 99 (Shqip) — Video

En-Nisa • Ajet 99 nga 176 • Shqip


فَأُولَٰئِكَ عَسَى اللَّهُ أَنْ يَعْفُوَ عَنْهُمْ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَفُوًّا غَفُورًا 99
Përkthim:
këta janë ata, të cilëve Perëndia ua shlyen mëkatet e tyre, se Perëndia, me të vërtetë, është shlyes dhe falës i mëkateve. En-Nisa 4:99
Tefsiri:

Për këta shpresohet që Allahu do t’i falë. Allahu është Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.” -

Kur thuhet “shpresohet që Allahu”, kuptohet: “sigurisht që Allahu”. Pra, kuptimi i ajetit është: “Ata sigurisht që Allahu do t’i falë sepse Ai është "Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.”. “Shpresohet” përdoret me qëllimin që ne të nxitemi të plotësojmë kushtet për realizimin e premtimit të Zotit. Me fjalë të tjera, nëse nuk plotësohen kushtet për zbatimin e këtij premtimi, ai mund të mos ndodhë. Pra, jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me Zotin tuaj, që shpresa të bëhet realitet. Sa më të vërtetë të jeni në marrëdhëniet tuaja me Të, aq më e sigurt është shpresa për zbatimin e premtimit të Tij. Allahu është më i Dituri! Nga ajeti kuptohet që çdokush që nuk ka mundësi të plotësojë ndonjë detyrim është i justifikuar tek Zoti, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “Por nuk marrin gjynah (për mosdaljen në luftë) të verbrit, të çalët e të sëmurët. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.” [Fet’h 17]. Këtu flitet për ata që nuk kanë mundësi të bëjnë xhihad. Gjithashtu, kur urdhëron për bindje ndaj Tij, i Lartësuari thotë: “Bindjuni Zotit aq sa të mundeni!” Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur t’ju urdhëroj për diçka, zbatojeni atë aq sa të mundeni...”. Pra, njeriu nuk ka justifikim, derisa të japë maksimumin e tij dhe derisa të mos i ketë mbetur më asnjë alternativë. Nga ajeti kuptohet se gjetja e udhërrëfyesit për atë që do të kryejë haxhin apo umren, konsiderohet si një nga kushtet e pelegrinazhit, nëse njeriu nuk e kryen dot haxhin pa një udhërrëfyes. Me fjalë të tjera, nëse ky njeri nuk e gjen dot një udhërrëfyes, atëherë ai konsiderohet prej atyre që “nuk kanë mundësi” të kryejnë haxhin, dhe kështu është i justifikuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nisa • Ajet 98 E ardhshme En-Nisa • Ajet 100