Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 11 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 11 nga 85 • Shqip


قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا اثْنَتَيْنِ فَاعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَىٰ خُرُوجٍ مِنْ سَبِيلٍ 11
Përkthim:
Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?” Gafir 40:11
Tefsiri:

Ata do të thonë:“O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë ...” -

Këtu kanë për qëllim vdekjen e parë dhe atë mes dy fryrjeve të Surit, sikurse mendojnë disa, ose kanë për qëllim inekzistencën e tyre para se të vinin në jetë dhe vdekjen e tyre pasi jetuan në këtë dynja, siç mendojnë disa të tjerë:

“...dhe na ngjalle dy herë.” -

Na dhe jetën e dynjasë dhe jetën e ahiretit.

“Ne i pranojmë gjynahet tona tani, prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” -

Ata i thonë të dëshpëruar dhe të penduar këto fjalë, por kjo nuk u bën aspak dobi dhe nuk i shpëton nga ndëshkimi. Madje, ata do të poshtërohen edhe me fjalë, për shkak se nuk ndoqën rrugën e shpëtimit. Atyre u thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 10 E ardhshme Gafir • Ajet 12