Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 24 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 24 nga 85 • Shqip


إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَقَارُونَ فَقَالُوا سَاحِرٌ كَذَّابٌ 24
Përkthim:
te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!” Gafir 40:24
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Gafir 40:23
Ne e dërguam Musain me Argumentet Tona e me fakte të qarta Te Faraoni, te Hamani dhe te Karuni, por ata e quajtën: “Magjistar e gënjeshtar” -

Allahu i Madhëruar dërgoi Musain, birin e Imranit, te disa prej këtyre mohuesve të profetëve. Ai e dërgoi tek ata me mrekulli e shenja të mëdha, që dëshmonin qartë për vërtetësinë e Musait si profet i Zotit dhe për vërtetësinë mesazhit që përcillte ai. Këto mrekulli e shenja dëshmonin, gjithashtu, për kotësinë e adhurimeve të kota, poshtërsive dhe idhujtarisë, ku ishte zhytur ajo shoqëri. Në fakt, Allahu i Madhëruar i pajisi të gjithë profetët me argumente e shenja të qarta, të cilat pushtojnë dhe nënshtrojnë zemrat e sinqerta. Musait, për shembull, iu dhanë mrekulli të mëdha e të dukshme, siç qe shkopi që kthehej në gjarpër, nëpërmjet të cilave Allahu i Madhëruar e mbështeti Profetin dhe e përforcoi të vërtetën e Tij. Ata tek të cilët shkoi Musai (a.s.) si paralajmërues ishin Faraoni, Hamani, i cili ishte ministër i Faraonit, dhe te Karuni, i cili ishte nga populli i Musait dhe e kaloi kufirin kundër popullit me arrogancën dhe pasurinë e tij. Por të gjithë këta e refuzuan me forcë e ashpërsi mesazhin dhe porositë e Musait (a.s):
Shko te videoja e plotë e sures