Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 31 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 31 nga 85 • Shqip


مِثْلَ دَأْبِ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَالَّذِينَ مِنْ بَعْدِهِمْ ۚ وَمَا اللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًا لِلْعِبَادِ 31
Përkthim:
ashtu siç ka qenë (shkatërrimi) i popullit të Nuhut, Adit dhe Themudit dhe breznive pas tyre. E, Perëndia nuk don padrejtësi për robërit e Vet. Gafir 40:31
Tefsiri:
“Diçka si dënimi i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të brezave që erdhën pas tyre. Allahu kurrë nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Tij.” -

Të gjithë ata kishin një të përbashkët: mohimin e Zotit dhe refuzimin e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Po ashtu, edhe përfundimi i tyre ishte i njëjtë për të gjithë: ndëshkim që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Në fakt, Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robërve dhe asnjëherë nuk e dëshiron diçka të tillë për ta. Ai kurrë nuk do t’i ndëshkonte ata, nëse nuk do të bënin ndonjë padrejtësi e gjynah. Pasi i frikësoi dhe i paralajmëroi për ndëshkimin në dynja, ai vijoi t’i paralajmëronte edhe për ndëshkimin në ahiret:
Shko te videoja e plotë e sures