Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 33 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 33 nga 85 • Shqip


يَوْمَ تُوَلُّونَ مُدْبِرِينَ مَا لَكُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ ۗ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ 33
Përkthim:
në Ditën kur, nga frika – do të ikni prapa, e s’ka për ju mbrojtës nga dënimi i Perëndisë. E, atë që Perëndia e lë në humbje, për të s’ka udhërrëfyes. Gafir 40:33
Tefsiri:

Ditën kur, nga frika, do të sprapseni për të gjetur shpëtim, por nuk do të gjeni asnjë që t’ju mbrojë prej Allahut. -

Kuptimi: Kur të rrëmbeheni për t’u hedhur në zjarrin e Xhehenemit, do të përpiqeni të ktheheni pas e të vraponi për të shpëtuar, por atë ditë askush nuk mund t’ju shpëtojë prej ndëshkimit të Allahut. Askush, veç Zotit, nuk mund t’ju shpëtojë e t’ju ndihmojë nga ndëshkimi, sikurse thuhet në një tjetër ajet: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10].

Askush nuk mund ta udhëzojë atë që Allahu e lë në humbje. -

Nuk do të gjesh udhëzues, sepse udhëzimi është në dorën e Allahut të Lartësuar. Nëse Allahu i Madhëruar, me diturinë dhe urtësinë e Tij, e lë jashtë udhëzimit, për shkak se ai nuk e meriton udhëzimin nga ligësia që fsheh në shpirtin e tij, atë nuk mund ta udhëzojë askush.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 32 E ardhshme Gafir • Ajet 34