Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 39 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 39 nga 85 • Shqip


يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الْآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ 39
Përkthim:
O populli im, me të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme. Gafir 40:39
Tefsiri:

“O populli im, jeta e kësaj bote është veçse një përjetim i shkurtër...” -

Kjo dynja është veçse një përjetim i shkurtër dhe kalimtar. Njeriu argëtohet e kënaqet në të përkohësisht, por shumë shpejt asaj i vjen fundi dhe çdo gjë zhduket e harrohet, sikur të mos kish qenë kurrë. Atëherë, mos u mashtroni nga kjo jetë e shkurtër dhe të braktisni e shpërfillni qëllimin për hir të të cilit u krijuat, pra, adhurimin e Zotit Bujar e të Gjithëmëshirshëm. Gjithmonë kujtoni që:

“Jeta Tjetër, ajo është Shtëpia e perhershme.” -

Në ahiret do të përfundojnë të gjithë, prandaj atij duhet t’i jepni përparësi dhe rëndësi. Për atë jetë të pafundme duhet të përpiqeni e të punoni sinqerisht dhe me këmbëngulje. Vetëm kështu do të arrini lumturinë dhe kënaqësinë e përjetshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 38 E ardhshme Gafir • Ajet 40