Dhe ja! Ata do të grinden mes njëri-tjetrit në Zjarr. -
Pasuesit do justifikohen me pretendimin se shkaktarë të devijimit ishin udhëheqësit e tyre. Por udhëheqësit do të distancohen nga pasuesit e tyre:Të dobëtit do t’u thonë parisë që mbahej me të madh: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. Atëherë, a mund të na e lehtësoni disi dënimin e Zjarrit?” -Shtresat e dobëta të pasuesve do t’u drejtohen udhëheqësve të tyre, të cilët Zoti i përshkruan si mendjemëdhenj, sepse u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës së Tij. Ata u kujtojnë se ishin pasues të rrugës ku i ftuan, duke iu thënë: Ne ju ndoqëm dhe ju mbështetëm në kryelartësinë dhe arrogancën tuaj. Ju na mashtruat, na devijuat nga e mira dhe na i zbukuruat idhujtarinë e çdo ligësi tjetër. Atëherë, duke qenë se ne ju jemi bindur juve dhe kërkesave tuaja, a mund të na ndihmoni e të na e lehtësoni ndëshkimin në Zjarr, qoftë edhe pak?