Është Allahu Ai që ju ka krijuar fillimisht prej dheu... -
Kështu e filloi i Madhëruari krijimin e njeriut të parë, Ademin (a.s.), prej brinjës së të cilit krijoi gruan e parë....pastaj prej një pikë fare e pastaj, prej gjaku të ngjizur. -
Kështu ndodh më pas me krijimin e të gjithë llojit njerëzor. Është përmendur fillimi i krijimit të njeriut, për të nënkuptuar pastaj të gjitha fazat e tjera të zhvillimit të tij në barkun e nënës: si gjak i ngjizur, si kafshatë e përtypur, si skelet kockor, me skelet dhe mish, për të përfunduar me fryrjen e shpirtit.Pastaj, Ai ju bën të lindni si foshnjë, e më pas
(ju bën të rriteni e)të arrini pjekurinë e pastaj të plakeni, ... -
Kuptimi: Kështu, ju kaloni fazë pas faze nëpër krijimin hyjnor, deri sa të arrini moshën e pjekurisë dhe të përgjegjësisë ligjore, kur plotësoheni me trupin dhe mendjen tuaj, me fuqitë e jashtme dhe të brendshme.... ndërsa disa prej jush vdesin më herët. Ai bën që të gjithë të plotësoni afatin e përcaktuar ... -
Disa njerëz vdesin ende pa arritur moshën e pjekurisë, ndërsa të tjerë e arrijnë atë. Sidoqoftë, të gjithë do ta plotësojnë afatin e tyre të përcaktuar nga i Urti e i Gjithëpushtetshmi. Kur të plotësojnë moshën ose kohën e jetës të dhuruar nga Zoti, të gjithë do të ktheheni tek Ai.... dhe që të arrini të kuptoni. -
Kuptimi: Duke medituar rreth fazave nëpër të cilat kaloni, do ta kuptoni se Allahu që e bëri këtë me ju është i Plotfuqishëm të bëjë gjithçka dhe, si i tillë, vetëm Atij i takon adhurimi me bindje e nënshtrim, dashuri e madhërim. Madje, do të kuptoni gjithashtu se ju jeni të mangët në çdo aspekt.