Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 69 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 69 nga 85 • Shqip


أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آيَاتِ اللَّهِ أَنَّىٰ يُصْرَفُونَ 69
Përkthim:
A i ke parë ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, e vallë kah po ia mbajnë? Gafir 40:69
Tefsiri:

A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e Allahut se si largohen nga e Vërteta? Ata që mohojnë Librin

(Kur'anin)

dhe mesazhet që u kemi dhënë të dërguarve Tanë, shpejt do ta kuptojnë të Vërtetën, ... -

Kuptimi: A nuk çuditesh me gjendjen e tmerrshme ku ndodhen ata të cilët polemizojnë padrejtësisht kundër argumenteve Tona të padiskutueshme?! Si është e mundur që devijojnë dhe largohen nga e vërteta? Çfarë duan të arrijnë, pas qartësimit të plotë të së vërtetës! A kanë fakte e prova me të cilat mund të hedhin poshtë ajetet dhe shenjat e qarta të Allahut! Jo, për Zotin! Ata nuk kanë asnjë fakt ku të mbështeten. Ata kapen thjesht pas dyshimesh e hamendësimesh, që përputhen me dëshirat e tyre. Ata luftojnë vetëm për të mbrojtur dhe mbështetur të kotën e tyre. Sa poshtëruese është për ta kjo zgjedhje! Ata kanë zgjedhur që të mohojnë dhe refuzojnë Librin e Allahut dhe mesazhet që Ai i solli nëpërmjet profetëve të Tij. Ata kanë zgjedhur të mos i besojnë dhe të mos i zbatojnë mësimet e profetëve të Zotit, të cilët ishin njerëzit më të zgjedhur, më të mirët, më të sinqertët, të vërtetët, besnikët dhe më të mençurit, ashtu siç i bëri Zoti i tyre. Për këtë arsye, ata që mohojnë Shpalljen hyjnore dhe refuzojnë të besojnë e pasojnë profetët e Zotit, ata meritojnë veçse Zjarrin e Xhehenemit të ndezur fort, siç thotë i Madhëruari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 68 E ardhshme Gafir • Ajet 70