Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 76 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 76 nga 85 • Shqip


ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ 76
Përkthim:
Hyni në dyert e skëterrës, duke qëndruar përherë në te! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve! Gafir 40:76
Tefsiri:

Hyni tani në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Sa i shëmtuar është vendi i kryeneçëve! -

Secili grup të dënuarish, në varësi të padrejtësive që ka bërë, do të hyjë në shtresën e Zjarrit që meriton prej shtresave. Allahu i Madhëruar thekson: “Aty do të jeni përgjithmonë”, pra, nuk kanë për të dalë kurrë prej tij! Sa i keq është përfundimi i qafirëve kryeneçë e arrogantë! Ai është një fund poshtërues e përçmues! Atje do të burgosen dhe do të ndëshkohen, duke vuajtur sa në zjarrin përvëlues, e sa në të ftohtin e acartë të Xhehenemit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 75 E ardhshme Gafir • Ajet 77