Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 79 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 79 nga 85 • Shqip


اللَّهُ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَنْعَامَ لِتَرْكَبُوا مِنْهَا وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ 79
Përkthim:
Perëndia është Ai që për ju i ka krijuar shtazët, disa për t’i shalur, e disa për t’i ngrënë. Gafir 40:79
Tefsiri:

Është Allahu Ai që i krijoi kafshët për ju, që disa t’i përdorni për ngarkesë e disa të tjera për ushqim. -

Allahu i Madhëruar u përkujton robërve mirësitë e Tij, mes të cilave edhe kafshët që u ka vënë në zotërim. Ato përdoren si kafshë shpine, për të mbajtur peshat e rënda e për transport, por edhe si ushqim, duke konsumuar mishin, qumështin apo vezët e tyre. Po ashtu, lëkura, leshi apo pendët përdoren për veshje apo për të mbajtur trupin ngrohtë. Njerëzit shfrytëzojnë në dobi të tyre çdo gjë të kafshëve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 78 E ardhshme Gafir • Ajet 80