Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Gafir — Ajet 81 (Shqip) — Video

Gafir • Ajet 81 nga 85 • Shqip


وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَأَيَّ آيَاتِ اللَّهِ تُنْكِرُونَ 81
Përkthim:
Dhe Ai ju tregon argumentet e Tij, e cilat argumente të Perëndisë i mohoni ju?! Gafir 40:81
Tefsiri:

Ai ju mundëson t’i shihni gjithmonë Shenjat e Tij. -

Ai na mundëson të shohim shenjat që tregojnë për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit, ashtu si edhe për emrat e cilësitë e Tij të mrekullueshme. Pa dyshim, sjellja dhe ekzistenca e këtyre shenjave përreth nesh dhe në vetet tona është nga mirësitë më të mëdha që na i ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Të gjitha mirësitë që na i ka lehtësuar dhe dhuruar Allahu janë të mjaftueshme që ne të jemi mirënjohës dhe lavdërues të Tij. Por kur Allahu i Madhëruar na udhëzon që ne t’i vështrojmë dhe të meditojmë në to, kur na i numëron dhe vë më në dukje, atëherë edhe kjo është një mirësi shumë e madhe, sepse na bën të mendojmë, të shtojmë njohuritë tona rreth Zotit, dhe si rrjedhim do ta kujtojmë më shumë e do ta duam e adhurojmë ashtu sikurse Ai na mëson.

Atëherë cilën shenjë të Allahut mohoni ju? -

Cilën shenjë a mirësi të Allahut po mohoni?! Ju edhe në veten tuaj jeni të bindur se të gjitha mrekullitë dhe mirësitë vijnë prej Allahut. Atëherë, mospranimi i kësaj të vërtete është i pakuptimtë, dhe po ashtu është edhe mosmirënjohja juaj dhe mosnënshtrimi ndaj Atij që jua dhuroi. Njerëzit e mençur duhet të bëjnë maksimumin për ta adhuruar Allahun, Dhuruesin e çdo mirësie, duke iu bindur dhe duke iu përkushtuar vetëm Atij dhe shërbimit ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Gafir • Ajet 80 E ardhshme Gafir • Ajet 82