Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 13 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 13 nga 54 • Shqip


فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنْذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ 13
Përkthim:
Nëse shmangen (refuzojnë besimin), ti thuaju: “Ju paralajmëroj me bubullimë (dënimin e tmerrshëm)) aso dënimi çfarë e goditi Adin e Themudin, Fusilet 41:13
Tefsiri:

Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." -

Nëse edhe pas përmendjes së cilësive të larta të Kur'anit dhe cilësive të Allahut të Madhërishëm, ata do vazhdonin në mohimin dhe kundërshtimin e tyre, atëherë do të paralajmëroheshin për një ndëshkim të dhimbshëm dhe shfarosës, të ngjashëm me ndëshkimin e popujve Ad dhe Themud. Këta dy popuj të njohur u ndëshkuan ashpër, për shkak të padrejtësisë së tyre me mohimin e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 12 E ardhshme Fusilet • Ajet 14