Ditën kur armiqtë e Allahut do të tubohen për në Zjarr, ata do të shtyhen të gjithë në të. -
Ata do të mblidhen nga i pari deri tek i fundit dhe me ashpërsi do të shtyhen për në Xhehenem. Ata nuk do mund ta pengojnë hedhjen e tyre në Xhehenem, nuk mund të ndihmohen dhe shpëtojnë nga ai fund i hidhur dhe vuajtje e përhershme.