Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 28 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 28 nga 54 • Shqip


ذَٰلِكَ جَزَاءُ أَعْدَاءِ اللَّهِ النَّارُ ۖ لَهُمْ فِيهَا دَارُ الْخُلْدِ ۖ جَزَاءً بِمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَجْحَدُونَ 28
Përkthim:
Ky zjarri është dënimi i armiqve të Perëndisë. Në te është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky është dënim për ta, ngase kanë qenë mohues të ajeteve Tona. Fusilet 41:28
Tefsiri:

Ky është ndëshkimi për armiqtë e Allahut: Zjarri. Atje është Shtëpia e tyre e Përhershme, -

Ky është ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe kundër të dashurve të Tij. Ata mohojnë të vërtetën, duke e konsideruar atë si gënjeshtër, madje e paraqesin atë si rrugë të shtrembër në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Zjarri ka për të qenë vendqëndrimi i tyre i përjetshëm. Atyre nuk do t’u lehtësohet aspak ky ndëshkim dhe kurrë nuk kanë për t’u ndihmuar.

... si shpërblim për refuzimin e padrejtë të argumenteve Tona. -

Ato janë ajete dhe fakte të qarta, argumente të prera, të cilat sjellin siguri e bindje. Pa dyshim, mohimi me urrejtje dhe armiqësia ndaj tyre konsiderohet si padrejtësia më e madhe.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 27 E ardhshme Fusilet • Ajet 29