Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 32 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 32 nga 54 • Shqip


نُزُلًا مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ 32
Përkthim:
si gosti prej Atij që falë shumë dhe që është mëshirues”. Fusilet 41:32
Tefsiri:

“Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” -

I gjithë ky shpërblim kaq i madh, e gjithë kjo mirësi e përjetshme është begati dhe bujari e Allahut të Madhërishëm, i Cili përmend dy emra të mrekullueshëm të Tij. Ai është Falësi i Madh, i Cili fal gjynahet dhe mangësitë e robërve të Tij. Allahu është gjithashtu Mëshirëploti, i Cili jep forcën dhe suksesin për të vepruar çdo të mirë, dhe pastaj i pranon ato, pavarësisht nga mangësitë e tyre. Me faljen e Tij, Allahu largon të keqen prej njerëzve, ndërsa me mëshirën e Tij, Ai u mundëson të arrijnë të mirat dhe gjërat që dëshirojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 31 E ardhshme Fusilet • Ajet 33