Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 36 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 36 nga 54 • Shqip


وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ 36
Përkthim:
E, nëse djalli fillon të të mashtrojë, kërko mbështetje te Perëndia. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. Fusilet 41:36
Tefsiri:
Pasi na mësoi se si t’i kundërvihemi dhe të shpëtojmë nga armiqësia e njerëzve, pra, duke ua kthyer të keqen me të mirë, Allahu i Lartësuar vijon të na mësojë si të mbrohemi nga armiqësia e xhindëve. Prej tyre mund të mbrohesh dhe të ruhesh veçse duke ia kërkuar këtë ndihmë Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:

E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, ... -

Nëse në ndonjë moment ndien ndonjë ngacmim prej Shejtanit të mallkuar, i cili ta zbukuron të keqen dhe të josh për ta vepruar atë, ose ta shëmton të mirën dhe të dembelos a të pengon që ta kryesh atë, ose të mbush me lloj-lloj vesvesesh të ndryshme të tij, atëherë menjëherë kërko mbrojtje tek i Gjithëmëshirshmi i Gjithëpushtetshmi, duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim!”. Lutju Allahut me përgjërim e përulje të plotë, si një rob i pafuqishëm, që të të ruajë prej sherrit të Shejtanit. Gjithashtu, dije mirë se po i lutesh Atij që dëgjon gjithçka dhe di gjithçka:

... sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri. -

Ai e dëgjon lutjen dhe përgjërimin tënd. Allahu e di shumë mirë pafuqinë dhe nevojën tënde të domosdoshme për ndihmën e Tij. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përmend disa nga shenjat e Tij madhështore, të cilat tregojnë qartë për pushtetin e Tij të plotë mbi gjithçka, për sundimin dhe mbretërinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe të gjerë, për mëshirën e Tij të pafundme, që ka përfshirë gjithçka. Në gjithësi ndodh ajo që Zoti dëshiron, me dijen, urtësinë, drejtësinë dhe mëshirën e Tij. Këto shenja tregojnë se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Askush tjetër nuk meriton adhurimin veç Tij. Kështu, i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 35 E ardhshme Fusilet • Ajet 37