Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 39 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 39 nga 54 • Shqip


وَمِنْ آيَاتِهِ أَنَّكَ تَرَى الْأَرْضَ خَاشِعَةً فَإِذَا أَنْزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاءَ اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ ۚ إِنَّ الَّذِي أَحْيَاهَا لَمُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۚ إِنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 39
Përkthim:
Njëri nga argumentet e Tij është edhe ai që ti e sheh tokën të përulur – të thatë, e kur e lëshojmë në të shiun, toka lëvizë dhe gjallohet. Me të vërtetë Ai që e ngjallë atë, i ngjallë edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë. Fusilet 41:39
Tefsiri:

Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e

(prodhimi)

shtohet. -

Prej shenjave madhështore që dëshmojnë për pushtetin dhe mbretërinë e plotë të Allahut dhe për faktin se Ai është i Vetëm në sundimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave, është edhe toka e tharë dhe e pajetë, e cila, kur Allahu i Lartësuar zbret shiun nga qielli, ajo ringjallet, merr jetë dhe fillon të gëlojë. Prej saj lulëzon bimësi e madhe, si furnizim për njerëzit dhe kafshët. Kështu zbret jeta nga qielli dhe përhapet begatia dhe gëzimi.

Nuk ka dyshim se Ai që e gjallëron atë, do t’i ngjallë të vdekurit,.. -

Kuptimi: Është po ky Krijues Madhështor, që kujdeset për ju dhe që risjell jetën në tokën e vdekur, Ai i Cili do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i nxjerrë nga varret e tyre Ditën e Ringjalljes.

sepse Ai është i Plotpushtetshëm për çdo gjë. -

Pra, ashtu sikurse është i Plotpushtetshëm për të ringjallur tokën pas vdekjes së saj, po ashtu Allahu është i Plotpushtetshëm që të ringjallë të vdekurit nga varret e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 38 E ardhshme Fusilet • Ajet 40