Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fusilet — Ajet 42 (Shqip) — Video

Fusilet • Ajet 42 nga 54 • Shqip


لَا يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِ ۖ تَنْزِيلٌ مِنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ 42
Përkthim:
të cilit nuk mund t’i vie gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as përmbrapa). Kjo është shpallja prej të Gjithëdijshmit, të Falenderuarit. Fusilet 41:42
Tefsiri:
Atij (Kur'anit)

nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. -

Kur'anit nuk mund t’i afrohen shejtanët, njerëz apo xhindë qofshin ata, për t’i hequr apo për t’i shtuar diçka që s’është e tij. Ai nuk mund të tjetërsohet dhe ndryshohet. Kur'ani është i sigurt dhe i ruajtur si në aspektin e tekstit, edhe në kuptimet që përcjell. Allahu që e shpalli këtë Kur'an ka premtuar: “Ne e shpallëm Kur'anin dhe Ne jemi mbrojtës të tij.” [Hixhër 9]. Dhe, vërtet, Ai e ka ruajtur tekstin e këtij libri nga ndryshimet e tjetërsimet, ashtu siç ka ruajtur kuptimet dhe shpjegimet e tij nëpërmjet traditës dhe Sunetit të profetit Muhamed. Kështu është përcjellë ky Kur'an nga zanafilla e tij, brez pas brezi, nën kujdesin e të Madhërishmit.

Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit. -

Ai që e shpalli dhe e ruan këtë Kur'an është Hakim - i Urtë. Ai është i Urtë si në krijimin, ashtu edhe në ligjin e urdhrat e Tij. Çdo gjë që Allahu ka krijuar dhe çdo ligj që ka vendosur është në vendin e vet. Allahu është Hamid - i Lavdëruar për të gjithë ato cilësi të mrekullueshme dhe atribute të shkëlqyera, për drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Ai është Allahu i Vetëm e Absolut dhe e tillë është edhe fjala e Tij, Kur'ani madhështor. Kur'ani është fjala e Allahut, prandaj është i mbushur me urtësi të plotë. Nëpërmjet tij arrihet çdo mirësi dhe begati, e largohet çdo e keqe dhe fatkeqësi. Fjala e Tij është mirësia më e madhe për krijesat, për të cilën Ai duhet të lavdërohet e falënderohet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fusilet • Ajet 41 E ardhshme Fusilet • Ajet 43